Burg për trafikantin e kokainës/ Gentian Malindi akuzohet për 137 kg drogë që erdhi nga Greqia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burg për trafikantin e kokainës/ Gentian Malindi akuzohet për 137 kg drogë që erdhi nga Greqia

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Gentian Malindin, i cili u kap para dy ditësh, i akuzuar për trafikun e 137 kg kokainë në Portin e Durrësit. Avokati i të arrestuarit, njëkohësisht dhe babai i tij, u shpreh se këto akuza janë politike të orkestruara nga SPAK-u dhe qeveria.

 

 

ILIR MALINDI

Advertisement

AVOKAT

 

Prokurori kërkoi të vazhdojë masa e sigurisë kurse Gjykata e la në vend. Por duhet të keni parasysh që në datën 4 fillon seanca e rregullt, i gjithë ky skenar është skenar politik. Për arsye se unë shpesh herë e kam kritikuar Kryeministrin Z.Edi Rama. Ai nëpërmjet ish-drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu u hakmorr jo kundër meje sesa kundër djalit tim. Nuk ekziston absolutisht as edhe një provë, dhe kur them asnjë prove, e them me përgjegjësi penale. Është një inskenim total i Prokurorisë, e SPAK-ut këtu e cila është pjesë e vetë politikës shqiptare që drejton sot.

 

Advertisement

Në momentin e arrestimit, Malindi i dha efektivëve mjete identifikimi me një emër tjetër. Por babai i tij hedh poshtë akuzat se këto dokumente ishin të falsifikuara.

 

 

Advertisement

“Po në Shqipëri ka qendruar. Dokumentat nuk janë të falsifikuara. Janë të rregullta, se si janë nxjerrë është procedurë tjetër. E di më mirë Edi Rama se çfarë bëjnë shërbimet informative.”

 

Gentian Malindi u arrestua në Vorë. Prej 3 vitesh ai ishte në kërkim nga policia në lidhje me 137 kg kokainë të kapura në Portin e Durrësit në vitin 2019. Më herët GJKKO dënoi Altin Myslihakën dhe Ardian Begën me 10 e 8 vite burg. Kokaina ishte pikasur në Pire të Greqisë ku autoritetet e kishin zëvëndësuar drogën me oriz dhe përmes pajisjeve të përgjimit identifikuan destinacionin final në Durrës.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy