Efektivi i RENEA-s, lihet në burg/ Avokati: E mori trafikantin rastësisht në makinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Efektivi i RENEA-s, lihet në burg/ Avokati: E mori trafikantin rastësisht në makinë

Gjykata e Tiranës vendosi “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, i cili u kap nga policia me 1 kg kokainë në zonën e Ndroqit në Tiranë. Togat e zeza vendosën gjithashtu “arrest me burg” për Ded Nimanin, ndërsa është lënë në arrest shtëpie Luan Gaçi.

Avokati i efektivit të RENEA-s, tha se Xhulio Liçi e mori në makinë Ded Nimanin pasi ishte i moshuar.  Sipas tij, Liçi nuk i njihte më herët të dy personat.

 

Ishte rastësi, e morri në makinë Nimanin se ishte i moshuar. Absolutisht jo, do të kishte një provë indirekte në rast se do të ishim përpara deklarimeve të pavërteta, qoftë edhe një shkëmbin numri celular të tyre. Nëse Deda do ishte duke pritur këtë person, s’kishte pse e bënte këtë rrugë në këmbë pasi ka marrë drogën, në pritje të një makine që po vinte për të”,

Advertisement

 

Edhe gjatë dëshmisë para hetuesve, Ded Nimani mori përgjegjësinë mbi lëndën narkotike. Ai deklaroi se nuk e njihte më heret efektivin e policisë, por kishte bërë autostop në rrugë dhe ai e kishte marrë në mjetin e tij teksa po kthehej nga Fieri drejt Tiranës.

Nimani sqaroi se Liçi nuk kishte dijeni për lëndën narkotike, e po ashtu as taksisti Luan Gaçi.

Nimani i kërkoi taksistit që ta priste në rrugën e Ndroqit, në mënyrë që ai të mos e merrte vesh për 1 kg kokainë që e kishte blerë tek zona e Plepave në Durrës. Një pjesë të rrugës ai e bëri me makinën e rastit të efektivit të RENEAS me te cilin mbërriti deri tek taksia. Aty ndërhyri edhe policia që I arrestoi që të tre .

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy