Burg përjetë për “Kasapin e Ballkanit”, Biden e cilëson si gjykim historik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burg përjetë për “Kasapin e Ballkanit”, Biden e cilëson si gjykim historik

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar pas dënimit të përjetshëm për Ratko Mladiçin, duke e quajtur atë si historik.

Biden mirëpriti vendimin dhe tha se “ky gjykim historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar që mizori të tilla të ndodhin në të ardhmen kudo në botë”.

Në një komunikatë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Shtetet e Bashkuara ndihmuan në udhëheqjen e përpjekjeve ndërkombëtare për t’u dhënë fund mizorive në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të vënë para drejtësisë ata që kryen krime atje dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë dhe për të vendosur një paqe të qëndrueshme.

“Drejtësia dhe pajtimi janë themeli i paqes dhe qëndrueshmërisë për të ardhmen, dhe vendimi i sotëm është gjithashtu një konfirmim i rëndësishëm se kjo është e mundur. Unë sinqerisht shpresoj se udhëheqësit në rajon do ta respektojnë këtë gjykim dhe do të përforcojnë rëndësinë e tij për sundimin e ligjit”, thotë ndër të tjera presidenti Biden.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy