Burg përjetë vrasësit të Prengës/ Gjykata dënon “kopështarin” e resortit ‘Golden’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burg përjetë vrasësit të Prengës/ Gjykata dënon “kopështarin” e resortit ‘Golden’

Thuajse 3 vjet nga zhdukja e Jan Prengës, Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm të vetmin autor të akuzuar për vrasjes dhe zhdukjen e kufomës, Festim Bexhdili. Togat e zeza kanë arritur në përfundimin se Bexhdili ka dijeni për kufomën ende të pagjetur të Prengës.

 

Vendimi I ishte i njëjtë me kërkesën e SPAK. Ndërkohë, Olsi Turja i akuzuar si bashkëpuntor u dënua me 3 vjet heqje lirie. Krimi u provua nga kamerat e sigurisë të “Resortit Golden”, ku në 6 orë, janë vënë re hyrje-dalje të makinave të dyshimta, nxjerrja e sendeve që akuza pretendon se janë armët e krimit, lopata e kazma si dhe në fund një qese e madhe e zezë ku dyshohet dyshohet se është futur trupi i viktimës.

 

Advertisement

Një ditë pas krimit, Festim Bexhdili dhe bashkëautori Turja, janë riparë në garazhdin e kompleksit duke pastruar gjurmët e gjakut. Mostrat e ADN të marra ne vendi e ngjarjes përputhen katërcipërisht me ato të nënës së viktimës. Historia e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës ndodhi pasi në Angli u vodh një sasi prej 260 kilogramësh drogë nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga.

 

Sipas prokurorëve, krimi është porositur nga pronarët e drogës, Dritan Rexhepi dhe Gentian Funiqi, në shenjë hakmarrjeje. Urdhrin e tyre e ekzekutuan Martin Bleta dhe Korado Kështeja të cilët rrëmbyen Jan Prengën, ndërsa Artan Docaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, sipas hetuesve, e vranë më 17 janar 2020.

 

Advertisement

Për këtë krim jane ende në kërkim 7 persona.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy