“Burgosi” gruan në shtëpi, Asqeri Mandri kërkon të dalë nga qelia, Apeli i rrëzon kërkesën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Burgosi” gruan në shtëpi, Asqeri Mandri kërkon të dalë nga qelia, Apeli i rrëzon kërkesën

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për 34-vjeçarin Asqeri Mandiri, i cili u arrestua më 6 shkurt 2024 pasi kishte vendosur kamera në banesën e tij në Kodër-Kamëz për të monitoruar gruan e tij.

Apeli refuzoi kërkesën për liri dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila la në “arrest me burg” 34-vjeçarin.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zhvilluar gjykimin, lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “dhunës në familje”, e parashikuar nga neni 130/a, paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 365 Akti, datë 08.02.2024, ka vendosur:

Advertisement

-Vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të personit nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit personal nga “arrest në burg” në atë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” .

Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha, vendosi:

Advertisement

– Miratimin e vendimit me nr. 365 Akti, datë 08.02.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftim.

Ngjarja

Në dëshminë e tij 34-vjeçari i arrestuar nga policia pas denoncimit nga gruaja e tij për dhunë ka thënë para togave të zeza së kamerat në shtëpi i kishte vendosur për të monitoruar gruan dhe fëmijët pasi ndodhej jashtë vendit. Ai i ka pranuar debatet me bashkëshorten, por ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj saj. Sipas tij, sherret kanë nisur pasi gruaja i kërkonte që të punonte roje nate. Konfliktet mes çiftit me 4 fëmijë nisën menjëherë pas kthimit të 34-vjeçarit nga Gjermania, ku kishte emigruar për arsye ekonomike./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy