Një grua është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte këtë të dielë në Burrel.
Ngjarja është shënuar rreth orës 14:00 në bllokun e pallateve afër stadiumit “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.
Advertisement
Ende nuk dihet identiteti i gruas, ndërsa mësohet se është e moshës rreth të 50-ave.
Policia dhe prokuroria e Matit ndodhen në vendin e ngjarjes.
Advertisement