“Buxhet me fokus kujdesin social”, ekspertët: Hapa pozitivë sa i takon pagave e pensioneve, por bujqësia është lënë pas dore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Buxhet me fokus kujdesin social”, ekspertët: Hapa pozitivë sa i takon pagave e pensioneve, por bujqësia është lënë pas dore

Me një vlerë rekord prej 886 miliardë lekësh, buxheti i shtetit për vitin 2026 parashikon më shumë fonde për paga, pensione dhe mbështetje sociale, por edhe investime të reja në infrastrukturë, digjitalizim dhe zhvillim njerëzor. Por a është ky një buxhet zhvillimi, apo më shumë një buxhet konsumator?

“Ka një tentativë të vërtetë për një rritje reale, dhe po të shikojmë shpërndarjen në sektorë të ndryshëm, ky është një buxhet që i dedikohet pensionistëve” , tha eksperti i ekonomisw Ergis Sefa.

“Për të folur për zhvillim, duhet të shikojmë zhvillimin e ekonomisë që të jetë të paktën me një normë 4%”, u shpreh Elvin Meka.

Fokusi, siç u premtua edhe gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit nga e majta, janë pensionet, ku në vend të bonusit do të ketë një rritje reale të TYRE, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Deri në vitin 2029 pritet që pensioni urban me vite të plota të arrijë në 40 mijë lekë, ndërsa ai rural në 18 mijë lekë.

Advertisement

 “Përmirësim të mirëqenies ndoshta është diçka e madhe për t’u thënë, por një lëvizje drejt përmirësimit padyshim që po. Ne, fatkeqësisht, jemi ende në fazën ku duhet të luftojmë varfërinë, dhe kjo skemë gradualisht i ndihmon.”, tha Sefa.

“Një pension i tillë është optimal për të garantuar ose për të ndjerë një rritje të mirëqenies, por duhet parë në një këndvështrim më realist.”, u shpreh eksperti i ekonomisw Elvin Meka.

Pjesa më e madhe e “tortës” shkon për shëndetësinë dhe infrastrukturën, ndërsa bujqësia, që kontribuon me gati 17% të PBB-së, do të marrë jo më shumë se 162 milionë euro.

“Vërtet që bujqësia është ndoshta sektori më i madh në vend, me një traditë të hershme bujqësore, por alokimi i buxhetit bëhet në bazë të produktivitetit. Bujqësia në vend, fatkeqësisht, ka një produktivitet shumë të dobët krahasuar me vendet e rajonit” , tha Sefa.

Advertisement

“Problemi me bujqësinë është se ndër vite nuk ka qenë realisht në planin e qeverisë për t’u zhvilluar si sektor, ashtu siç ka ndodhur me sektorë të tjerë më prioritarë”, deklaroi Meka.

Diskutimet në komisione pritet të fillojnë së shpejti, ndërkohë që në parlament mund të kalojë nga mesi i muajit nëntor, për t’u miratuar përfundimisht në fillim të dhjetorit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy