Buxheti 2023/ Shifër rekord 6.4 mld euro, të ardhurat më të mëdha mblidhen nga individët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Buxheti 2023/ Shifër rekord 6.4 mld euro, të ardhurat më të mëdha mblidhen nga individët

Viti  që lamë pas shënoi shifra rekord si në mbledhjen e të ardhurave ashtu edhe në shpenzimet e tyre. Ministria e Financave publikoi shifrat e buxhetit 2023, ku rezulton se të ardhurat u mblodhën në një nivel të rekord prej 643 miliard lekë, apo rreth 6 miliard euro. Krahasur me një vit më parë u mblodhën 70 miliard lekë më shumë.

Por nga erdhën këto para?

Edhe në vitin që lamë pas inflacioni ishte në nivelin mesatar prëj 4.5 % çka do të thotë se çmimet e larta kanë kontibuuar më shumë në arkën e shtetit.

Advertisement

Paralelisht dy zërat kryesorë që mbajnë peshë në mbledhjen e të ardhurave janë zëri i sigurimeve shoqërore si dhe tatimi mbi të ardhurat personale, të dy këto taksa  që paguhen nga individët.

Një tjetër arsye e rritjes së zërit të sigurimeve shoqërore është edhe ndikimi që ka dhënë rritja e pagave. Shifrat tregojnë se individët janë ata që mbajnë peshën më të madhe të  barrës së taksave në raport me biznesin.

Sa i përket shpenzimeve të përgjithshme të buxhetit ato arritën në 674 miliard lekë, në raport me një vit më parë janë shpenzuar gati 23 miliard lekë më shumë.

Viti 2023 shënoi dhe rënin e treguesit të borxhit publik në 59 .2%, niveli më i ulët që nga viti 2008 si dhe rënien e deficitit në 1.4 % të prodhimit të brendshëm bruto, më i ulti në të gjitha kohërat./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy