“Çajupi”, shfaqje në disa qytete/ Teatri shëtitës do të sjellë edhe premierën “Hamami i grave”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çajupi”, shfaqje në disa qytete/ Teatri shëtitës do të sjellë edhe premierën “Hamami i grave”

“Teatri Shëtitës Çajupi” ka çelur siparin e shfaqjeve në të gjithë vendin. Në një kohë kur aktivitetet kulturore janë të pakta, kjo për shkak edhe të pandemisë, Teatri Shëtitës vjen më pranë publikut me komeditë “Duke edukuar Ritën”, “Boeing Boeing”, si dhe tre shfaqje për fëmijë.

KIÇO LONDO
REGJISOR

“Jemi të pranishëm me pesë premiera dhe jemi duke pritur të gjashtën që do të jetë premierë javën tjetër, ku 3 janë shfaqje për të rritur dhe tre për fëmijë. Javën e kaluar kemi qenë në Kamzë e po ashtu dhe që qytete të tjera si Vlora, Elbasani, Durrësi. Por teatri shëtitës do të vijojë të lëvizë me shfaqet për fëmijë në zonat që janë jashtë vëmendjes së teatrove profesioniste.”

Turi ka nisur në disa qytete, në të cilat, sipas regjisorit Londo mungon jeta kulturore.

Advertisement

“Ka qytete që nuk kanë jetë kulturore fare, ose e kanë minimaliste. Kjo për shkak të apatisë së institucioneve zyrtare, të cilat financohen nga shteti. Ndaj ka ardhur koha e restaurimit të plotë të këtyre institucioneve.”

Teatri sjell së shpejti dhe një premierë, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri, ndaj dhe pritshmëritë janë të mëdha.

“Hamami i grave” është një komedi e mrekullueshme angleze që vihet për herë të parë në Shqipëri dhe është një përkthim i Artur Lenës. Është një shfaqje që ka shumë humor, ka një finale me një të papritur shumë dinamike dhe mendoj se do të ketë një impakt shumë të mirë në publik.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy