Caktohet data dhe ora/ Ja kur do shqyrtohen ankimimet e Berishës dhe Malltezit në GJKKO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Caktohet data dhe ora/ Ja kur do shqyrtohen ankimimet e Berishës dhe Malltezit në GJKKO

Ankimet e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për masat e sigurisë do të shqyrtohen nga Apeli i GJKKO më datë 20 nëntor ora 09:00.

 

Në një njoftim për media bëhet me dije se do të jetë gjyqtarja Iliriana Olldashi që do të shqyrtojë ankimet.

 

Advertisement

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 14.11.2023, regjistroi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Seanca gjyqësore jopublike është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00”, thuhet në njoftim.

 

Malltezi dhe Berisha akuzohen për korrupsion për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

 

Advertisement

Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje por që nga ana e tij, ish kryeministri nuk i është përgjigjur kësaj kërkese, ndërsa Malltezi ndodhet në qeli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy