Çdo të hënë mësimi nis me himnin kombëtar; ekspertët dyshues për nismën e qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çdo të hënë mësimi nis me himnin kombëtar; ekspertët dyshues për nismën e qeverisë

Duke nisur nga kjo e hënë, çdo fillim jave mësimi do të nisë me himnin kombëtar shqiptar në të gjitha shkollat e vendit.

 

Megjithatë, ky vendim i marrë nga qeveria shihet me skepticizëm. Ekspertja e arsimit Valbona Nathanaili mendon se nisma që do të dështojë dhe do kthehet në parodi.

 

Advertisement

VALBONA NATHANAILI

EKSPERTE ARSIMI

 

“Mënyra sesi është konceptuar nuk është e duhura, do dështojë edhe këtë radhë. Mungojnë oborret në shkolla, është e pamundur ti mbledhësh të rinjtë. Do kthehet në një lloj parodie për këto mungesa.”

Advertisement

 

I të njëjtit mendim është edhe autorja dhe pedagogia Natasha Poroçani. Sipas saj, ndonëse ky hap mbart në vetvete qëllime pozitive sa i takon patriotizmit, nuk do të merret seriozisht nga fëmijët dhe adoleshentët.

 

NATASHA POROÇANI

Advertisement

AUTORE, PEDAGOGE

 

“Në vitet ‘80 ishte e zakonshme por ishin kushte të tjera, sot kam frikë se nuk do ketë seriozitetin e duhur. Nuk e di cili është qëllimi që të këndohet çdo mëngjes.

 

Advertisement

Vendimi që himni kombëtar të këndohet në shkolla u mor nga qeveria, në ditën që shënoi  555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy