Celibashi sqaron “Kukësin”/ PL do të ketë dy anëtarë në KZAZ: PD vetëm një nëse regjistrohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Celibashi sqaron “Kukësin”/ PL do të ketë dy anëtarë në KZAZ: PD vetëm një nëse regjistrohet

Shkak i rikthimit të sherrit mes Partisë Demokratike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë herë është Kukësi dhe zgjedhjet për kryebashkiakun e ri, në 24 shtator.

 

Përplasja e parë ende pa nisur faza më e rëndësishme, ajo e rregjistrimit të partive politike, erdhi për përfaqësimin e opozitës në KZAZ-në e Kukësit.

 

Advertisement

Ndryshe nga vendoret e majit, në shtatorin e Kukësit  forca më e madhe e opozitës është Partia e Lirisë. Ajo do të ketë 2 anëtarë, ndërsa Partia Demokratike vetëm një.

 

Për këtë vendim,Ilirjan Celibashit akuzohet nga PD-ja me Lulzim Bashën e rizgjedhur si i shitur te “Foltorja” e Sali Berishës me qëllim për të çorientuar elektoratin demokrat.

 

Advertisement

Akuzave, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve i përgjigjet:

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Advertisement

 

Kur vendimarrja atyre u pëlqen i lavdërojnë, kur nuk u pëlqejnë i konsiderojnë institucionet si shërbëtorë të X apo të Y-on, por dëmi në këtë lloj qasje është i tyre.Ajo lloj vendimarrje është strikt e bazuar në kodin zgjedhor.

 

Duket se sherrnaja PD-KQZ do të thellohet me përfaqësimin në qendrat e votimit dhe të numërmit dhe nëse partia e Lulzim Bashës do të vendosë të hyjë në garën për Kukësin. Kur duhen më pak se dy javë nga afati i dorëzimit të kërkesave për rregjistrim të partive politike, Ilirjan Celibashit do t’i duhet të ri-vlerësojë dokumentet për logon dhe vulën e PD-së.

Advertisement

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Advertisement

Nga ajo çfarë shikon nga media mundet ta kesh të konfirmuar edhe në pikëpamje dokumentare por edhe mund të jetë edhe ndryshe. Prandaj le të presim se çfarë realisht do të prezantohet në pikëpmaje dokumentare në lidhje me këtë çështje dhe më pas të marrim vendimin përkatës.

 

Njëjte si për Rrogozhinën, edhe për Kukësin nuk do të ketë votim dhe numërim elektronik.

 

Advertisement

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Do të preferonim që votimi elektronik të aplikohej përgjithësisht në ato zona ku është aplikuar edhe më përpara.

Advertisement

 

Ndryshe nga kampi i të djathtëve ku kërkohet ende për kandidatë, Partia Socialiste duket se e ka mbyllur. Albert Halilaj, prefekti i Kukësit, emëruar rishtas nga qeveria është kandidatura më e mundshme me të cilën mazhoranca qeverisëse do të rikërkojë fitoren në qytetin verior që nuk e çertifikoi dot pasi kandidati fitues i 14 majit, Safet Gjici, u përfshi në një video skandali seksual.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy