Celulari po qorron fëmijët; Mjekët: Prindërit neglizhtë, nuk iu bëjnë kontrolle

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Celulari po qorron fëmijët; Mjekët: Prindërit neglizhtë, nuk iu bëjnë kontrolle

Problemet e shikimit tek fëmijët vijojnë të rriten ndjeshëm nga përdorimi i pajisjeve teknologjike. Mjekët okulistë thonë se nga 20 vizita që kryejnë në ditë, 7 fëmijë detyrohen të vënë syze.

 

Problemet po hasen që në moshat e vogla pediatrike dhe mjekët këshillojnë që prindërit ti dërgojnë fëmijët për kontroll që 1 vjeç, pasi nëse nuk kapen në kohë ato nuk mund të riparohen.

 

Advertisement

Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë kërkon dhe një kontroll të syve, por që për neglizhencë të prindërve shumë prej tyre e kanë për herë të parë vizitën.

 

Rubin Topi, mjek okulist pranë poliklinikës së specialisëve nr.1 ne Tiranë  tregon se prindërit i shohin pajisjet teknologjike si lodra pushimi dhe argëtimi për fëmijët.

 

Advertisement

RUBIN TOPI

MJEK OKULIST

 

Një pjesë e mirë e prindërve janë neglizhentë me dashje. Që fëmija mos të qajë të rrijë urtë prindërit, ju japin telefonin. Pasojat që vjnë janë të shumta pasi i prish shikimin, krijon varësi, kthehet në një drogë dixhitale, probleme me shtyllën kurrizore dhe me jeten sociale.

Advertisement

 

Përdorimi i tepërt i teknologjisë vitet e fundit, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të miratojë planin kombëtar të depistimit të shikimit për fëmijët e moshës shkollore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy