Ceremonia e nderimit të Dëshmorëve të Kombit/ Nikolla, Rama dhe Veliaj, homazhe në varrezat e dëshmorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ceremonia e nderimit të Dëshmorëve të Kombit/ Nikolla, Rama dhe Veliaj, homazhe në varrezat e dëshmorëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë, Erion Veliaj, dhe personalitete të tjera kanë zhvilluar homazhe në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve të Kombit.

 

Ata kanë përkujtuar heronjtë që dhanë jetën për lirinë e vendit.

 

Advertisement

“Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! Lavdi, nderim dhe mirënjohje e përjetshme për dëshmorët e paharruar të atdheut”,ka thënë Veliaj.

 

Ndërsa Nikolla shkroi përmes një statusi në rrjetet sociale se sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit.

 

Advertisement

“Sot nderojmë me përulësi Dëshmorët e Atdheut. Sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit. Është thirrja t’i shërbejmë Shqipërisë me të gjitha energjitë dhe fuqinë e shpirtit, t’i përkushtoheni të ardhmes sonë evropiane, në krah të aleatëve të mëdhenj, SHBA e BE, dhe kombeve të qytetëruara. Është inspirimi për kontributet tona për zhvillim, mirëqenie, dinjitetin njerëzor dhe drejtësinë shoqërore. Kombet që nderojnë historinë janë më të lirë e më të qartë të ndërtojnë të ardhmen e tyre”,shkruan Nikolla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy