
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj qeverisë nga foltorja e Kuvendit.
Ai nuk i kurseu ironitë në drejtim të një lajmi që qarkulloi në media se drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” kërkoi krevat dopio për zyrën e saj.
Advertisement
“Si ka mundësi që të bini dekretin këtu? E morët vesh drejtoreshën e përgjithshme të Spitalit, gjysmë kunatë e ministrit të Rendit, që na porosit miliona euro për zyrën dhe shtrat dopio. Dhomë gjumi është zyra? Ca është kjo që bëni? Si ka mundësi? A vini nga zona bujqësore të vendit? A e kuptoni se ça po bëhet me fermerët shqiptarë sot? Po i shkatërroni fermerët me pikat e grumbullimit.”