Çështja “Beleri”/ Deputeti grek “kërcënon” Shqipërinë: Hapi tjetër do jetë në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çështja “Beleri”/ Deputeti grek “kërcënon” Shqipërinë: Hapi tjetër do jetë në BE

Deputeti grek Angelos Syrigos ka takuar në paraburgim Fredi Belerin.

 

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se nuk është e drejtë që Beleri të mos betohet si kryebashkiak i Himarës, pasi shkel të drejtat civile.

 

Advertisement

Syrigos “kërcënon” se nëse Beleri do të vijojë të qëndrojë në qeli, hapi tjetër i Athinës zyrtare do të jetë në BE, e cila sipoas tij luan një rol më të rëndësishëm në shtetin e së drejtës.

 

I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Por ky rast është i vetmi nga të tjerat. Ai ka qenë i burgosur, por qeveria shqiptare nuk e ka lejuar të betohet si kryetar bashkie.

 

Advertisement

Kjo është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri në qeli.

 

Hapi tjetër, do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE. Sepse BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës”, u shpreh Syrigos në deklaratën e tij para gazetarëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy