Çështja “McGonigal”/ Balla: Fshehje pas gishtit nga ana e opozitës për 21 janarin dhe Gërdecin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çështja “McGonigal”/ Balla: Fshehje pas gishtit nga ana e opozitës për 21 janarin dhe Gërdecin

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit njëkohësisht Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla nga Fieri është ndalur në disa çështje të rëndësishme të aktualitetit në vend mes të cilave edhe çështja McGonigal, që sipas tij është fshehje pas gishtit nga ana e opozitës për çështje si 21 janari dhe Dosja Gërdeci.

 

“Shpirtrat e trazuar të asaj që quhet opozitë nuk i qetëson dot as kjo çështje që nuk është çështje pēr Shqipërinë. Të jetë e qartë për të gjithë shqiptarët që nuk ka asnjë akuzë apo gjetje që përfshin qoftë edhe një autoritet shqiptar apo edhe kryeministrin Edi Rama i cili ka pritur ashtu siç i takon çdo kryeministri të presi një zyrtar të një vendi tjetër, por bëhet fjalë për një zyrtar të SHBA-së i cili ka ardhur në Shqipëri ka kërkuar një takim është pritur në takim dhe natyrshëm që pas disa viteve ky zotëria ka një problem tjetër, dhe ajo që thuhet dhe në akt akuzën e organeve ligjzbatuese amerikane thuhet që ky zotëria ka një problem me një çështje me një qytetar Rus, të cilin ky e takuar vite më pas por nuk di të ketë një çështje që të lidhë rastin McGonigal me Kryeministrin Rama apo me çdo përfaqësues tjetër, zyrtarë të Republikës së Shqipërisë.”

 

Advertisement

Balla shprehet se Saliu ka hallin e vet dhe shpik e krijon alibi fantazmë.

 

“Përpjekja e Partisë Demokratike për të ndërlidhur hallin e vet të parave Ruse dhe përpjekja për t’i shpëtuar këtij fakti i cili është i vërtetuar botërisht, që rëndon mbi Partinë Demokratike prej shumë vitesh tashmë.Partia Demokratike të gjitha këto po mundohet të krijojë një alibi për t’i shpëtuar akuzës së tyre, dhe e vërteta është që sapo në Shqipëri doli një provë e re pakontestueshme lidhur me urdhrat e dhëna më 21 janar 2011, menjëherë u gjet diçka
e cila tani duhet vendosur në gramafonin e përditshëm të opozitës që duhet të zjejë sa më shumë dhe të bëjë sa më shumë zhurmë për të zbehur çështjet e vërteta dhe unë jam shumë i sigurt që qytetarët shqiptarë të këtij vendi nuk i marrin dot për budallenj as Saliu, as kopjet e Saliut e as aleatët e Saliut.
Të zbehehesh hetimet për 21 Janarin, të zbehësh aktet dhe veprimet proceduriale që po bën SPAK-u përkundrejt masakrës së Gërdecit me një çështje që nuk është çështje për Shqipërinë, është shumë e qartë që organet ligjzbatuese Amerikane kanë ngritur një akuzë për një ish-funksionarin e tyre për kontakte me një oligark Rus, që lidhen mes tyre me saksionet. Saksionet janë vendosur vitin e kaluar dhe natyrshëm ka pasur përpjekje për tu shpëtuar këtyre saksioneve, por Shqipëria ku hyn këtu , apo Edi Rama në këtë çështje”.

 

Advertisement

Balla thekson se opozita të lërë drejtësinë amerikane ta hetojë këtë çështje, përse duhet të bëjnë këta protesta për diçka që nuk egziston.

 

“Të lenë drejtësinë Amerikane ta hetojë këtë çështje, përse duhet të bëjnë këta protesta, të shkojnë e të presin rezultatin e drejtësisë Amerikane. Ata (opozita) duan të bëjnë një protest për një gjë që nuk ekziston dhe dhe frika e madhe që ka lindur pas veprimeve të SPAK-ut, qoftë për Gërdecin qoftë për 21 Janarin është një frikë ku mendojnë që përmes një proteste do mbledhin ca njerëz që të trembin drejtësinë shqiptare. Këta nuk bënjë protest për çështjen McGonigal, këta duan protest kundër SPAK-ut, kundër hetimit”, theksoi Balla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy