
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, u shpreh se Greqia është bërë një bazë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Erdogan e cilëson “mosmirënjohje të thuash se problemi i refugjatëve buron nga Turqia, vendi që ka mirëpritur afro pesë milionë refugjatë”.
Advertisement
“Nuk e di se çfarë do të bëjë Greqia nëse hapim dyert”, shtoi Erdogan.
Madje, ai akuzoi se Greqia është vendi që shpon gomonet e refugjatëve në Egje dhe në Mesdhe, duke i lënë ata të braktisur. “Ne i kemi në dorë të gjitha dokumentet”, paralajmëroi lideri turk.
Advertisement