Cili institucion do hetojë “21 Janarin”, Gjykata e Lartë nuk merr vendim, caktohet seanca gjyqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Cili institucion do hetojë “21 Janarin”, Gjykata e Lartë nuk merr vendim, caktohet seanca gjyqësore

Gjykata e Lartë ka shtyrë seanën për shqyrtimin e kërkesës së cili institucion do të hetojë dosjen e “21 Janarit”, mes Prokurorisë së Tiranës apo SPAK. Këtë të martë, Gjykata e Lartë nuk dha një vendim përfundimtar se cilin institucion do të urdhërojë për të hetuar këtë dosje.

Bëhet me dije se seanca e radhës, lidhur me këtë dosje do të kalojë në shqyrtim me palë, me datë 21 mars, ora 13:00.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që çështja të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme. Aleks Nika është një nga 4 protestuesit që u vra nga plumbat e shtetit në protestën e 21 janarit 2011./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy