Çlirim Peka sfidon Exit Pollet: Unë kam parashikuar zgjedhjet e Kosovës 8 muaj para por e kisha harruar dhe ma kujtuan dje në darkë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çlirim Peka sfidon Exit Pollet: Unë kam parashikuar zgjedhjet e Kosovës 8 muaj para por e kisha harruar dhe ma kujtuan dje në darkë

Analisti i gjeopolitikës Çlirim Peka ka bërë një shënim ku tregon se aftësitë e tij shkojnë përtej njerëzve të zakonshëm.

I pajisur me virtyte të jashtëzakonshme, gazetari i shquar i trojeve shqiptare thotë se ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve 8 muaj para.

Megjithatë, administratori i ZeniTv dhe Zeni.net e sheh këtë si një fitore të madhe të Albin Kurtit.

“Mbreme koleget ne Klan Kosova me kujtuan se me 14 Shkurt kisha thene: “Dyshimi im eshte se ne zgjedhjet lokale LVV-se do i ndodhe ajo qe i ndodhi PD-se ne ‘92. Fitoi me 70% zgjedhjet politike dhe humbi pas tre muajsh zgjedhjet lokale”.

Advertisement

Renie te tilla drastike ndodhin gjithmone kur votat jane masive kunder regjimeve dhe perfituesi i tyre i lexon te gjitha si vote per te.

Asgje e pazakonte ne traditen politike nuk ka ndodhur dje, thjesht Albin Kurti tregoi se e emancipoi dhe rinovoi aq shume politiken kosovare, ku vetem pas 6 muajsh ne pushtet i duhet te mendoje seriozisht te emancipoje dhe rinovoje edhe partine e vet. Gjithsesi, Kosova eshte kaq brilante sot ne votime fale pastrimit total qe Kurti i beri politikes kosovare me 14 Shkurt”, shkruan Peka.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy