
Disa qytetarë nga Kurbini e shfaqën në një mënyrë të çuditshme gëzimin për dasmën në shtëpinë e tyre.
Ata ndaluan makinat e tyre në aksin rrugor Lezhë-Mamaurras, te “Mbikalimi i Patokut” dhe ia morën valles.
Advertisement
Për disa momente lëvizja e lirë e mjeteve të tjera u pengua si edhe u prish rendi e qetësia publike nga muzika e lartë. I gjithë ky moment u bë publik në rrjetet sociale.
Për këto arsye, Policia e Kurbinit procedoi penalisht G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin.
Advertisement
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.