Çmendet 48-vjeçari; tenton të shtypë me makinë gruan e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmendet 48-vjeçari;  tenton të shtypë me makinë gruan e tij

Disa persona janë arrestuar nga drejtoria e policisë së qarkut Tiranë gjatë 24 orëve të fundit pasi akuzohen për dhunë në familje.

 

Efektivet në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 30 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Advertisement

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti dhe një thikë.

 

Ndërkohe policët në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 46 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.  Shtetasi L. N., në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

 

Advertisement

Po ngjarja më e rëndë ka ndodhur në Kavajë.

 

Shtetasi R. M., 48 vjeç,  ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

 

Advertisement

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy