Çmenduri në rrugët e Tiranës/ Gara me motorra dhe shpejtësi marramendëse që rrezikojnë qytetarët ( VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmenduri në rrugët e Tiranës/ Gara me motorra dhe shpejtësi marramendëse që rrezikojnë qytetarët ( VIDEO)

Garat e shpejtësise me makina dhe motorra janë kthyer për fat të keq në një trend të rrezikshëm në disa rrugë të Tiranës, qofshin këto në periferi por edhe ne bulevarde brenda zonave të kryeqytetit.

Drejtues të mjeteve shfrytëzojnë orare të vona për të vënë në zbatim planet e tyre për gara të “cmendura” që rrezikojnë jetën e tyre dhe jo vetëm. Pas shqetësimeve të ngritura në rrjetet sociale nga qytetare dhe gazetare mbi situatën shqetësuese në rrugën “Migjeni” të Bulevardit të ri në Kashar, policia ka nisur survejimin e rrugës duke konstatuar një problematike reale dhe të frikshme.

 

Nga kontrollet policore, ditët e fundit janë konstatuar dhe proceduar 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete, njëri prej të cilëve shfaqet në pamjet e adresuara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë gara shpejtesie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona në rrugën “Migjeni”, bën të ditur policia në njoftimin për mediat.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy