Çmenduri në Vlorë, tre të plagosur me thikë në një berberhane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ngjarje e rëndë në qytetin e Vlorës.

 

Një person, i identifikuar si shtetasi Mexhit Arapi është futur brenda një berberhaneje në lagjen “28 nëntori” duke qëlluar me thikë dy punonjës.

 

Advertisement

Më pas autori ka qëlluar edhe veten me thikë, përpara se të arrestohej nga forcat e rendit.

 

Dy shtetasit e plagosur të cilët po marrin mjekim në spitalin e Vlorës janë Kevin Nuredini 23-vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.

 

Advertisement

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar 40-vjecarin drejt këtij akti të rëndë.

 

 

Vlorë/Informacion paraprak

Advertisement

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy