Çmim i ri për energjinë/ Balluku: Kush harxhon më shumë se 700 KV, paguan më shtrenjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmim i ri për energjinë/ Balluku: Kush harxhon më shumë se 700 KV, paguan më shtrenjtë

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë më shumë detaje lidhur me propozimin e kryeministrit, për të paguar një çmim më të lartë energjie, për ata që konsiderohen të pasur.

 

Sipas ministres nuk do të ketë një klasifikim të lidhur me nivelin e të ardhurave, por analiza ka treguar se konsumi i nevojshëm mujorë i një familje arrin deri në 700 kv/orë. Ndaj kjo duket se do të jetë fasha ndarëse për diferencimin e çmimit, që mbetet për t’u përcaktuar.

 

Advertisement

Në mbledhjen e qeverisë, ministria njoftoi se i është hapur rruga kompensimit me 100 lekë për litër për të gjithë kategorive të transportit, me qëllim frenimin e çmimeve të biletave.

 

 

Njëkohësisht, sa i përket transporti urban, ministrja njoftoi heqjen e biletave të paraprintuara, por ato të ofrohen elektronikisht.

Advertisement

 

 

Sa i përket përfitimit të subvencionimit për çmimin e naftës, operatorët e transportit të naftës duhet të paraqesin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm pranë administratës tatimore. Afati i fundit i pranimit të kërkesave është data 1 gusht

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy