Çmime rekord për karburantet, ekspertët: Abuzime nga operatorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmime rekord për karburantet, ekspertët: Abuzime nga operatorët

Çmimi i karburanteve në vendin tonë ka arritur në nivele rekord. Këtë të shtunë, nafta dhe benzina po tregtohen me 230 lekë për litër.

 

Kjo është rritja e dytë brenda dy ditëve, pasi të enjten çmimi u shtrenjtua me pesë lekë, duke qëndruar në nivelet e 199 lekëve.

 

Advertisement

Edhe në bursat ndërkombëtare nafta ka njohur rritje për shkak të luftës në ukrainë që shkon deri në 118 dollarë për fuçi.

 

Por ekspertët thonë se çmimet në vendin tonë janë edhe abuzivë dhe se operatorët po përfitojnë nga situata.

 

Advertisement

Në datën 25 shkurt, autoriteti i konkurrencës vuri nën hetim tregun e karburantit, për të kuptuar nëse mes operatorëve ka marrëveshje për të përcaktuar çmimet për konsumatorët, por ende nuk ka një rezultat.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy