“Çmimet e energjisë, kalimtare”/ Sejko: Presim rritje të kënaqshme ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çmimet e energjisë, kalimtare”/ Sejko: Presim rritje të kënaqshme ekonomike

Pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve në tërësi dhe rritjes së inflacioni afër kufirit të lejuar, Banka e Shqipërisë vlerëson se ende nuk është koha për të ndërhyrë në shtrëngimin e politikës monetare. Për kreun e bankës, fokus kryesor është monitorimi i ecurisë së çmimeve të karburanteve dhe gazit, dhe impakti që do të kenë në ecurinë e mëtejshme të inflacionit.

 

“Çmimet e energjisë do të kenë efekte kalimtare, pra të përkoshme, gjithsesi ato janë në monitorimin tonë. Nësë do të provohet se ato do të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata, ne do të ndërhyjmë në shtrëngimin e politikës monetare. Pritshmëritë tona janë që ekuilibri i kërkesë-ofertës do të arrihet në 2022, kryesisht në gjysmën e dytë të vitit që vjen”, tha Sejko.

 

Advertisement

Por, edhe pse shtrenjtimi i çmimeve në tërësi përbën një rrezik edhe për ecurinë e mëtejshme ekonomike, kreu i bankës tha se këtë vit ekonomia pritet të ketë një rritje të kënaqshme, që luhatet nga 7-8%.

 

Në daljen e tij publike, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Sejko tha se norma bazë e interesit mbetet në 0.5%, por pritshmëritë janë që ndryshimi i saj të nisë nga viti 2022.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy