“Çmimet në ndërtim, gjithnjë e në rritje”/ Ndërtuesit tregojnë shkaqet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çmimet në ndërtim, gjithnjë e në rritje”/ Ndërtuesit tregojnë shkaqet

Sikur të mos mjaftonin çmimet e larta që paguajnë për blerjen e një banese, tashmë sektori i ndërtimit po përballet me një shtrenjtim të çmimeve, si pasojë e rritjes së materialeve të ndërtimit.

 

Nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi, i ftuar në E-Zonë, tha se ka një rritje të kostove në këtë sektor, me afro 30 për qind, pasi janë rritur hekuri, çimentoja; por rritja më e ndjeshme është ajo e transportit.

 

Advertisement

“Rritja e çmimeve ka dy faktorë:  Barra e lartë fiskale që po merr sektori i ndërtimit, kryesisht nga pushteti lokal; pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Këto rritje kanë filluar që në periudhën e pandemisë. Kemi një rritje të çmimit edhe të fuqisë punëtore, si rezultat i mungesës së punëtorisë në tregun shqiptar. Është rritur çmimi i hekurit, nga 30 deri në 35 për qind. Kemi rritje të çmimit sa i përket çimentos, elementëve plastikë. Po ashtu, edhe rritja e çmimit të naftës sjell rritjen e çmimit të materialeve që na vijnë. Edhe rritja e transporteve ndërkombëtare. Këto erdhën si rezultat i pandemisë.  Nëse kostoja e ndërtimit ka qenë 450 mijë lekë metër katror, sot kostoja e ndërtimit po shkon diku te 600 mijë lekë. Ka një rritje të 30 për qind të kostos së ndërtimit. Ka të bëjë edhe me rritjen e cilësisë.”

 

Sipas Dervishit, kërkesa për blerje është rritur dhe ky trend është konstatuar që pas tërmetit, kur shqiptarët, përveçse blejnë apartamente për strehim, një pjesë e tyre kërkojnë të rrisin standardin e jetesës.

 

Advertisement

“Trendi gjithmonë do të jetë rritës. Sidomos në zonat e lakmuara, gjithmonë do të jetë në rritje. Sepse ka rritje të çmimeve, punëtorisë, taksave. Sektori i ndërtimit ka një zhvillim goxha të vrullshëm. Kjo lidhet me dy arsye: patëm një tërmet që dëmtoi shumë dhe po zhvillohet një proces i vrullshëm rindërtimi, janë edhe shumë investime që po merr shteti për zhillimin e infrastrukturës. Gjithashtu, po rritet kërkesa për zhvillimin turistik të vendit. Po ndërtohen resorte. Sot ka një trend të zhvillimit. Në zonat bregdetare nuk janë vetëm shqiptarët që po blejnë, janë edhe të huajt.”

 

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë thotë se në të ardhmen e afërt nuk pritet që tregu të reflektojë ulje çmimesh, por përkundrazi do të ndjekin trendin rritës, si në tregjet ndërkombëtare.

 

Advertisement

Shqiptarët, e konsiderojnë blerjen e pronës si investimin që garanton kthimin e sigurt të shpenzimeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy