“Çohuni nga kafet”/ Edhe Shkodra proteston, qytetarët në shesh kundër rritjes së çmimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çohuni nga kafet”/ Edhe Shkodra proteston, qytetarët në shesh kundër rritjes së çmimeve

Edhe Shkodra iu është bashkuar protestave kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve.

 

Me pankarta në duar, ata i bëjnë thirrje njëzëri qeverisë që të marrë masa urgjente.

 

Advertisement

Ata kanë bllokuar rrugët kryesore të qytetit. Protestuesit gjithaashtu dëgjohen teksa iu drejtohen me një thirrje qytetarëve të tjerë që shfaqen indiferentë ndaj kësaj situate që ka kapluar vendin, që të “çohen nga kafja” dhe të kërkojnë uljen e çmimeve.

 

Nëse nuk gjendet një zgjidhje, qytetarët kanë paralajmëruar se protestat do të jenë të përditshme deri në normalizimin e situatës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy