COVID mbyll klasën e 5-të në Gjirokastër, infektohen 8 nxënës të një shkolle

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COVID mbyll klasën e 5-të në Gjirokastër, infektohen 8 nxënës të një shkolle

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vënë drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Bashkinë e Libohovës.

Shkak është bërë infektimi i 8 nxënësve me Covid-19. Mësohet se klasa nuk do të funksionojë për 2 javë të plota.

Ndërkohë, mësohet se janë mbyllur edhe dy zyra te Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA, pasi janë konstatuar punonjës të prekur me koronavirus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy