
Arratisja e dy pilotëve në zonën e Kelmendit ku ata braktisën avionin e tyre pas rrëzimit, ka sjellë reagimin e ministrit të Brenshëm Bledi Çuçi.
Në komisionin e Ligjeve, deputeti i PD EnkeledAlibeaj ka ngritur dyshime se pikërisht ky avion I vogël po trnaportonte drogë.
Dy të huajt pilotë të avionit që ranë rastësisht dhe zhduken rastësisht me një fuoristradë që bashkë me pilotët merr dhe mallin Brenda???
Advertisement
Ministri Çuçi u shpreh se rasti po hetohet dhe se nuk do të ketë asnjë tolerim mbi trafikun e drogës.
Pilotët? Ata do marrin ndëshkimin e ligjit. Hetimi ka filluar, policia ka nxjerrë një deklaratë por s’do ketë asnjë tolerancë për këtë gjë!
Në komision u diskutua dekreti i Presidentit, i cili më herët ktheu për rishqyrtim Ligjin për të Huajt. Opozita ngriti shqetësimin për zëvendësimin e popullatës shqiptare me të huajt ndërsa për qeverinë, çështjet s’kanë aspak lidhje me njëra-tjetrën.
Ndryshuam ligjin pasi janë shumë momente që duheshin adresuar për tu përafruar me BE, jo ligj të arnuar. Në 2020 u bë ndryshim, por ishte i domosdoshëm për paketën e IVIZA. Nuk e prek fare Ligji çështjen e punësimit apo moslargimit të shqiptarëve nga vendi. Në 2013 kemi pasur në BE 11.400 aplikime për azil, në 2020 janë 6995, 2021 janë 2980 aplikime aplikime.
Komisioni diskutoi edhe raportet e fundit mbi emigrimin e të rinjve si dhe përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale .