Dalin detaje të tjera nga hetimet për Viola Sterjon/ Katër denoncime për ryshfete deri në 160 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dalin detaje të tjera nga hetimet për Viola Sterjon/ Katër denoncime për ryshfete deri në 160 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ish- specialisten e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit.

 

 

Në 12 dhjetor 2022 në Prokurorinë e Korçës ka bërë kallëzim një qytetar nga Korça i cili kishte një pronë në Voskopojë e në të cilën donte të ndërtonte një hotel.  Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, punonjëse e AKSH-it në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant. Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos, 57 mijë euro dhe 1.000.000 lek.

Advertisement

 

 

Një qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme, 9 mije si fillim dhe me pas 28 mijë euro për të nderhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1.2 milion euro për të ndërtuar një bujtinë.

 

Advertisement

 

Një tjetër qyetar nga Korça sipas Prokurorisë së Korçës i ka dhëneë Sterjos 160. 000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milion euro. Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte përfituar grantin i ka kërkuar Sterjos t’i kthente shumën e parave. Por ajo i kishte thënë, se granti nga 2.2 milion euro do të shkonte në 4.5 milion euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy