Dalin videot/ Cllevio ndjek babain e Noizyt me makinë: E ke king, unë jam pantera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dalin videot/ Cllevio ndjek babain e Noizyt me makinë: E ke king, unë jam pantera

Një video po qarkullon në internet  ku reperi Cllevio shfaqet duke ndjekur babain e reperit Noizy.

 

Në këto pamje, që nuk dihet saktësisht se kur janë filmuar nga vetë reperi, shihet Cllevio teksa ndjek me makinë babain e Noizy-t.

 

Advertisement

Siç mund të dëgjohet dhe në këtë video, në një moment, reperi i kërkon shokut të tij në timon të ndalojë pranë makinës që sapo parkon i ati i Noizyt.

 

Me xhamin e ulur të makinës, Cllevio dëgjohet teksa e thërret të atin e rivalit të tij, duke i thënë:

 

Advertisement

“O xhaxh, po të përshëndes për qejf, edhe unë jam një nga ata që djali jot nuk e ka qejf.
Po ti je baba dhe ke kampion djalin, pavarësisht se ne në rrugë, unë jam Cllevio Serbiano, respekte, gjujts nga Amerika”.

Më pas reperi teksa filmon veten thotë këto fjalë që ngjajnë më shumë si një kërcënim i hapur për reperin Rigels Rajku:

“Kupto ti ore Noizy babai pra babi jot ishte king, edhe unë babin king e kam. Ky jam unë, pantera që vij edhe të gjej! Kupto ti? Hape krahun tani të parakalojë babai i Noizyt dhe unë do ta ndjek eskort”.

Kujtojmë që të martën e 7 qershorit, Cllevio u arrestua nga policia. Ndërsa, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 8 qershor, iu vu tritol njërit prej bizneseve të Noizy-t në Durrës.

Advertisement

 

Dy reperat u përfshinë në një sherr të dhunshëm pak ditë më parë.

 


Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy