DASH reagon për “Belerin”/ “Procesi i rregullt sipas ligjeve të vendit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DASH reagon për “Belerin”/ “Procesi i rregullt sipas ligjeve të vendit”

Çështja Beleri ka sjellë edhe reagimin e departamenti amerikan të shtetit. Në përgjigje të pyetjeve të korrespodentëve grek  në Uashington DASH ka kërkuar  që çështja e kryetarit të zgjedhur te Himarës të ndiqet  nga autoritetet shqiptare si një proces i rregullt  dhe sipas ligjeve.

 

“Ne jemi në dijeni të rastit të ndalimit të Fredi Belerit dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit.”

 

Advertisement

Arrestimi i Fredi  Belerit u krye në   flagrancë vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale  të 14 majit . Ai akuzohet për blerjen e votave, ndërsa çështja ka rikthyer përplasjet mes  Athinës dhe Tiranës. Greqia ka paralajmëruar vendosjen se do të pengojë rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy