minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
DASH vlerësoi Dumanin me Çmimin “Kampion Kundër Korrupsionit”, reagon ambasada e SHBA: Do punojmë me ju dhe SPAK - Struga.info


DASH vlerësoi Dumanin me Çmimin “Kampion Kundër Korrupsionit”, reagon ambasada e SHBA: Do punojmë me ju dhe SPAK

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DASH vlerësoi Dumanin me Çmimin “Kampion Kundër Korrupsionit”, reagon ambasada e SHBA: Do punojmë me ju dhe SPAK

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi kreun e SPAK, Altin Dumani me çmimin e “Kampionit të antikorrupsionit”.

Në postimin e  ambasadës thekson se ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin e palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar.

Më tej, Ambasada e SHBA bën me dije se do të vazhdojë të punojë me Dumanin, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë.

“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, thuhet në postim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy