Debate tek Komisioni i Sigurisë për SHISH, dështon seanca për raportimin e Vlora Hysenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debate tek Komisioni i Sigurisë për SHISH, dështon seanca për raportimin e Vlora Hysenit

Paraqitja e drejtueses së re të SHISH në Komisionin e Sigurisë ka ndezur debatet mes opozitës dhe mazhorancës për çështjen e Kosovës.

 

Edhe pse ishte thirrur për të analizën vjetore, si dhe për t’u ballafaquar me opozitën, raportimi i parë i Vlora Hysenit ka dështuar, pasi mbledhja është shtyrë për një moment të dytë.

 

Advertisement

Debatet u ashpërsuan pasi deputeti Ervin Salianji, kërkoi që mbledhja të bëhej me dyer të hapura.

 

Pas ndërprerjes së parë, deputetët u rikthyen në komision, ku socialistët votuan për seancë me dyer të mbyllura, çka shkaktoi përplasje të forta.

 

Advertisement

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, mbylli seancën, ndërsa njoftoi se në mbledhjen e radhës do të lejohen vetëm deputetët që kanë certifikatë sigurie, duke lënë kështu jashtë disa ligjvënës të opozitës.

 

Pas anulimit të seancës Salianji tha për mediat se ishin disa shqetësime të opozitës për figurën e Hysenin si lidhjet e saj me Serbinë dhe udhëtimi i përmendur në media në Beograd pak përpara pëprlasjeve në Kosovë.

 

Advertisement

Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës.

Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd. Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion.

 

Vlora Hyseni do të raportojë në Komisionin e Sigurisë për punën e institucionit që drejton, por edhe për Kosovën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy