Debati-Berisha: Qeveria e lidhur me krimin/ Spiropali: Ju po i bini derës sonë që të dëgjojë brava juaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debati-Berisha: Qeveria e lidhur me krimin/ Spiropali: Ju po i bini derës sonë që të dëgjojë brava juaj

Seanca e sotme plenare është hsoqëruar me debate e replika mes ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend.

 

Spirpali i ka cilësuar si fantazi pretendimet e Berishës për drogën dhe raport ndërkombëtare të krimit në Shqipëri. Ajo tha se si Berisha dhe Basha kanë të njëjtën gjuhë të përdorur, ndërsa shtoi se Shqipëria ka plotësuar detyrat dhe shumë shpejt do të jetë pjesëmarrëse në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

 

Advertisement

“Ju po i bini derës sonë që të dëgjojë brava juaj. As dera jonë s’ka ndërmend të tundet dhe siduket as brava e tyre s’ka ndërmend të shembet. Për t’iu kthyer asaj që ju thatë dhe për të bërë një sqarim të përgjithshëm, ku sigurisht në 7 mars biri juaj politik do të dalë e të thotë bandat e Saliut, të Metës dhe të Ramës vodhën këto zgjedhje, por beteja sapo ka filluar. Duke përsëritur këto që sapo u thanë këtu është e kotë ta paraprini.
Lejini të bëj fjalimin e tij kur të vijë biri politik, sepse ngjan si dy pika uji me atë që thoni ju. Ndryshoni ju që të kemi shpëtim. Meqë në zgjedhjet e pjesshme jeni ndarë në shtëpi të ndryshme më vjen në mendje një shprehje popullore: Ej moj kasolle ku na mblodhe.

Këtë punë kemi ne me ju. Ato shifrat e krimit dhe ato ëndrrat me narko-qeveri e pushtim të drogës nga Amerika Latine, nuk ua besojnë as partnerët që keni ca probleme kohët e fundit dhe me askënd tjetër. Ky nuk është vend i krimit. Por është një vend që ka problemet e veta me krimin, por që ka vendosur në drejtësinë e ka vendosur prioritet për të luftuar krimin e organizuar të lidhur me politikën.”, u shpreh Spiropali.

 

Nga ana tjetër, Berisha hodhi akuza se kryeministri Rama ka probleme me krimin dhe theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është cunguar nga mungesa e standardeve.

Advertisement

 

“Shqipërinë në vend krimi e shndërroi Rama me lidhjet e tij. Të gjitha krimet e fijet e krimit në këtë vend, të krahasueshme me Beogradin, kanë vetëm një krye dhe ky është Edi Rama. A mund të më thoni se rastësi janë kalimi i kufirit disa herë i vëllaçko Olsit me makinën e klanit të Xibrakës të përshtatur për transport droge. A i doni Timeset me çdo datë? A është rastësi këshilltari i ministrit i larguar për implikime në drogë. A janë rastësi këto. Sa i përket hapjes së negociatave BE i bllokoi për këto standarde. S’kishte alternativë”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy