Debati i ashpër që çoi në tragjedi/ I riu i mori jetën ganezes pasi ajo refuzoi martesën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debati i ashpër që çoi në tragjedi/ I riu i mori jetën ganezes pasi ajo refuzoi martesën

Xhosaki Xhaboa, vajza nga Gana me pasaportë franceze duket se ka refuzuar propozimin për martesë nga Klinton Pira, çka ka bërë që i riu të vrasë me thikë të dashurën e tij dhe më pas të hidhet nga kati i 8-të duke i dhënë fund jetës.

Grupi hetimor ka ngritur pistat e hetimit ku ekzistojnë dyshime se çifti ka patur debat të ashpër. Klinton Pira duket se kërkonte këtë martesë për shkak të pajisjes me dokumente, por kjo është refuzuar nga shtetasja e huaj.

Pas debatit 26-vjeçari ka marrë thikën dhe e ka goditur të dashurën e tij duke i shkaktuar plagë të mëdha në pjesën e kraharorit. Ajo më pas ka dalë nga banesa që kishin marrë me qira në afërsi të Vasil Shantos dhe ka zbritur poshtë pallatit ku ka kërkuar ndihmë. Klinton Pira pasi ka ndjekur 31-vjeçaren në shkallët e pallatit, është ngjitur më pas lart dhe është hedhur nga kati i 8-të duke gjetur vdekjen e menjëhershme. E reja ndërkohë ndërroi jetë për në spital, për shkak të plagëve të marra.

Familjarët e të riut janë marrë në pyetje për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Në dëshminë para policisë je nga të afërmit e Pirës, i cili i ka shoqëruar me makinë nga aeroporti deri tek shtëpia me qira, ka deklaruar se nuk kishte kuptuar që mes tyre të ketë mosmarrëveshje, madje gjatë gjithë rrugës ata kane qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Advertisement

Kliton Pira nuk kishte precedent të mëparshëm penal, ndërsa në banesë nuk janë gjetur sende te jashtëligjshme, përveç rrobave të vajzës. 31-vjeçarja ka mbërritur në orën 11 të së shtunës nga Franca, ndërsa ishte kthyer 20 ditë më parë nga Anglia ku qëndronte ilegalisht. Policia ka lajmëruar ambasadën franceze për të tërhequr trupin e vajzës së re.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy