Debati për AstraZeneca-n/ Rama: Në Londër janë vaksinuar miliona njerëz dhe s’ka asnjë shqetësim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debati për AstraZeneca-n/ Rama: Në Londër janë vaksinuar miliona njerëz dhe s’ka asnjë shqetësim

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë dyshimet për vaksinën AstraZeneca. Këtë të martë ai ishte në Durrës bashkë me ministren Ogerta Manastirliu ku pa nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve. Rama përmendi rastin e Londrës, ku sipas tij, janë vaksinuar miliona njerëz dhe nuk ka patur shqetësime te ta.

“Nuk kanë asnjë faj njerëzit që shqetësohen nga lloj-lloj lajmesh dhe lloj-lloj lëvizjesh që mund të kenë 1001 arsye. Kjo është luftë e madhe për jetën por është edhe luftë e madhe tregtare. Nuk e kanë ndërperërë vaksinimin, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Kroacia, Serbia, Kanadaja, Belgjika kishte konfirmaur sot prapë që do të vazhdojë, sepse nuk ka asnjë evidencë shkecore dhe nuk mund të ndalojmë vaksinimin thjeshtë për një dyshim që lidhet me një seri tjetër dhe të gjithë, edhe pjesa që ka bërë pezullimin, po presin konfirmimin e OBSH dhe të EMA, që deri tani ka konfirmuar vetëm vlerën e vaksinës dhe kur të thonë ndalojni do e ndalojmë. Madje sot po flisja me Londrën, aty janë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe s’ka fare asnjë shqetësim nga askush dhe Agjensia Britanike ka rikonfirmuar dhe vazhdon vaksinimin.”

Ogerta Manastirliu nga ana tjetër theksoi se deri tani nuk ka patur asnjë efekt anësor nga AstraZeneca dhe shtoi se çdo vendim do të merret bazuar në rekomandimet e OBSH dhe EMA.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy