Dëbora i lë vendin ngricave, disa fshatra të bllokuar në veri dhe juglindje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëbora i lë vendin ngricave, disa fshatra të bllokuar në veri dhe juglindje

Reshjet e dëborës kanë pushuar këtë të hënë,  por temperaturat kanë shkuar deri në -5 gradë Celsius në veri dhe juglindje të vendit.

Sfida më e madhe e autoriteteve vendore në këto orë është hapja e rrugëve rurale dhe rikthimi i energjisë elektrike.

Në bashkinë Fushë Arrëz është punuar gjatë natës për hapjen e rrugës se Iballës, ndërsa ende të bllokuara mbeten ato në Fierz , Blerim dhe Qafe-Mali. Ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë krijuar ngrica.

Në Fushë Arrëz 42 familje janë të bllokuara dhe 7 fshatra pa energji, ndërsa  kanë ndarë pako ushqimore. Kryebashkiaku Hilë Curri tregoi arsyet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe përballjen me kushtet ekstreme.

Advertisement

Ndërkohë në juglindje për shkak të trashësisë së madhe të dëborës shoqëruar me ngrica, 10 fshatra të njësive administrative Gorë në bashkinë Maliq si dhe Dardhas në Bashkinë e Pogradecit janë të izoluar.

Qarkullimi për shkak të pranisë së madhe të akullit  në rrugë është i vështirë edhe në fshatrat e Devollit të sipërm ku kalimi bëhet me zinxhirë. Për të njëjtën arsye me zinxhirë kalimi bëhet edhe në fshatrat e njësive administrative Trebinjë e Velçan në bashkinë e Pogradecit si dhe në fshatrat të njësisë administrative Vithkuq.

Nga diela është duke u punuar për normalizimin e situatës si dhe kriposjen e rrugëve kryesore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy