Dëbora mbulon vendin, ngricat krijojnë probleme në zonat malore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëbora mbulon vendin, ngricat krijojnë probleme në zonat malore

Kjo e shtunë riktheu reshjet e doborës në disa zona të vendit.

 

DRITAN KURTI – GAZETAR

 

Advertisement

I gjithë Qarku Dibër është përfshirë nga reshjet e borës që prej mëngjesit të kësaj të Shtune. Ndërkohë vërehen probleme në disa zona të thella kryesisht në ato të Dibrës, ku rrugët kanë mbetur të bllokuara. Aktualisht edhe rruga nacionale Peshkopi-Tiranë ka problematika për shkak të prezencës së dëborës dhe akullit. Ndërkohë e gjithë situata po shoqërohet me erëra të fuqishme, të cilat po krijojnë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona.

 

Megjithëse trashësia e dëborës ende nuk është e madhe, problemet e para kanë nisur në zonat malore.

 

Advertisement

Disa fshatra në Dibër e Bulqizë janë pa energji elektrike, raporton Vizion Plus, për shkak të dëmtimit të rrjetit përcjellës.

 

edhe Rruga e Kombit është mbuluar nga bora, por qakullimi i mjeteve vazhdon pa probleme.

 

Advertisement

Reshjet e deborës kanë përfshirë juglindjen e vendit duke sjellë problemet e para kryesisht në zonat malore dhe ato rurale.

 

Qakullimi është i vështirë, edhe në fushën e Korçës dhe të Maliqit.

Gjatë fundjavës priten edhe reshje dobëre në ultesirën perëndimorë, përfshirë këtu edhe Tiranën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy