Dëbora në vend/ Kryemadhi: Nuk shikon një borëpastruese dhe kripë të hedhur në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëbora në vend/ Kryemadhi: Nuk shikon një borëpastruese dhe kripë të hedhur në rrugë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se nuk janë marrë masat e duhura për të përballuar situatën nga reshjet e dëborës në vend. Gjatë një takimi me qytetarët në Korçë, Kryemadhi tha se institucionet po tregohen indiferente, raporton “Vizion Plus”.

“Sot shikojmë një nga problemet më të mëdha që kemi dhe që ndjejnë familjet shqiptare, aq më shumë në zonat ku ndodhin përmbytje, tërmetet, apo si raste të tilla me reshje të mëdha dëborë që bllokohen rrugët, bllokohet komunikimi midis fshatrave, bllokohet jeta e përditshme, ekonomia, shkolla e spitalet. Një nga problemet më të mëdha shikojmë indiferencën apo mungesën e përgjegjësisë në menaxhimin e këtyre problemeve. Në ditë me diell kur nuk ka probleme, shikojmë një kryeministër që del nga 5-6 orë, që bën një komunikim mediatik, sikur Shqipëria po buzëqesh. Por në momentin që një vesë shiu bie, përmbytet Tirana, Shkodra, Lezha, Vlora. Një reshje dëbore bie dhe nuk shikon një borë pastruese, nuk shikon kripë të hedhur në rrugë që t’u shërbejë qytetarëve për të lëvizur. Bie tërmeti dhe vazhdojmë akoma njerëzit që flenë nëpër çadra.”

Sipas kryetares së LSI, qeveria po prodhon krizë sepse nuk menaxhon dot situatat e emergjencës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy