Dega e Fizikës rrezikon mbylljen, nuk ka interes nga të rinjtë që përfundojnë maturën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dega e Fizikës rrezikon mbylljen, nuk ka interes nga të rinjtë që përfundojnë maturën

Në fakultetin e  Shkencave të Natyrës, Fizika, Kimia e Përgjithshme dhe matematika vijojnë të mbeten programe që rrezikojnë mbylljen.

 

Sali Dapi, sapo përfundoi vitin e parë të studimeve në Fizikë, ku u regjistruan vetëm 10 studentë.

 

Advertisement

SALI DAPI

STUDENT

“Edhe pse e dija që ka pak interes për fizikën unë e zgjodha, sepse e kam të garantuar tregun e punës, për më tepër më pëlqen dhe gjithashtu përfitoj bursë, kam hyrë me mesatare mbi 9 dhe përfitoj bursë.”

 

Advertisement

Në vitin e dytë janë të regjistruar rreth 15 studentë e po aq edhe në të tretin, ndërsa mundësitë e punësimit përgjithësisht janë në mësimdhënie.

 

“Unë mund të punoj në institutin bërthamor, në bankë si fizikan statistikash, por mund të jap mësim në gjimnaze apo në universitet. Gjithashtu do të më pëlqente të kryeja një master në astrofizikë.”

 

Advertisement

Pedagogët në Fakultetin e Shkencave shprehen se është tregu i punës ai që orienton studentët.

 

ALEKSANDER PETRE

PEDAGOG, FAKULTETI I SHKENCAVE TE NATYRES

Advertisement

“Shumë nga studentët kërkesat e para i kanë mjekësi, stomatologji, farmaci, inxh.elektronike, TIK, informatikë, ekonomi financë, juridik. Mesatarja si kriter hyrës hap debat, sepse deri më tani nuk ka dhënë ndonjë efekt, duhet të shkojmë drejt amerikanizimit të shkollës.”

 

Në vitet e fundit programet e informatikës dhe biologjisë janë më të kërkuarat në fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy