Deklarata e fortë: Vajzat që kanë dalë nga jetimoret janë trafikuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deklarata e fortë: Vajzat që kanë dalë nga jetimoret janë trafikuar

Gazetari Sokol Bregu ka bërë një deklaratë të fortë, mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis”.

Teksa diskutohej mbi mbi dhunën seksuale ndaj të miturve, Bregu u ndal tek një raport i bërë disa vite më parë nga Avokati i Popullit, për jetimoret.
Nga një hulumtim i bërë në bazë të raportit rezultoi se shumica e vajzave të jetimores, kur kishin mbushur 18 vjec ishin trafikuar.

“Kemi një raport të Avokatit të Popullit, atij të kaluarit, për jetimoret i cili skandalizoi të gjithë, jo vetëm qeverinë e parlamentin. Ai tha që t’i mbyllin jetimoret. Para pesë vitesh kishte bërë një hulumtim mbas raportit nga i cili rezultonte se asnjë nga vajzat të cilat kishin qenë në jetimore nuk ishin më prezente sepse të gjitha ishin trafikuar”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy