Deklaratë e fortë e mjekut Vargu/ Zv/ministri Nikolla: Kemi 95 shtretër reanimacioni! Vargu: Nëse keni atë numër, unë djeg veten tek Sheshi “Skënderbej”!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deklaratë e fortë e mjekut Vargu/ Zv/ministri Nikolla: Kemi 95 shtretër reanimacioni! Vargu: Nëse keni atë numër, unë djeg veten tek Sheshi “Skënderbej”!

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, zv.ministri I Shëndetësisë, Albert Nikolla është përplasur me mjekun kardiolog, Petrit Vargu lidhur me kapacitetet që kanë spitalet Covid në vend.

Petrit Vargu: Ne po e përballojmë këtë Covid si asnjë vend tjetër në botë, vetëm me 40 shtretër reanimacioni. Derisa u hap spitali Covid 4, në Shqipëri ka patur vetëm 40 shtretër reanimacioni. Dhe para se të hapej Covid 3 dhe Covid 4, ne i kemi përballuar vetëm me 14 shtretër reanimacioni dhe 4 shtretër terapie intensive.

Alban Dudushi: Në Mars është folur për 84 shtretër.

Albert Nikolla: 95 shtretër kemi, nga të cilët 24 janë të zëna, pra vetëm 25.3%, sot.

Advertisement

Petrit Vargu: Mbaje mend këtë që do të them sot! Nëse ju keni 95 shtretër reanimacioni, unë nesër djeg veten tek Sheshi ‘Skënderbej’. Kam punuar 30 vjet në atë spital dhe unë di, jo sa shtretër kanë reanimacionet e të gjithë klinikave që ju keni hapur, por unë di edhe se çfarë keni nëpër sustat e krevateve të atyre klinikave. Dhe kur jam unë në studio mos jep të dhëna fallco.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy