Dekorohet Dhimitër Anagnosti, regjisori vlerësohet me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dekorohet Dhimitër Anagnosti, regjisori vlerësohet me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akorduar regjisorit dhe kineastit te shquar, Dhimitër Anagnosti dekoratën e lartë  “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në fjalën përshëndetëse, Presidenti vleresoi figuren e tij.

 

ILIR META

Advertisement

PRESIDENT I REPUBLIKES 

 

Kultura jonë kombëtare në tërësi dhe arti i kinemasë shqiptare në veçanti, kanë qenë me fat, që kanë në panteonin e tyre të nderit edhe emrin e veprën e Dhimitër Anagnostit.  Me kontributin, përkushtimin dhe talentin e madh, z.Anagnosti na ka dhuruar vepra, që kanë shënjuar kulme të cilësisë artistike dhe që kanë përjetësuar mjeshtërisht njeriun shqiptar, jetën, shpirtin dhe historinë e tij. Filmat tuaj, edhe pse të krijuar në një kohë e në një kontekst historik të caktuar, jo vetëm që nuk janë peng i kohës, por falë vizionit e talentit tuaj, janë përherë në kohë, duke i paraprirë asaj. Përmes gjuhës së pasur filmike, ata përcjellin mesazhe universale nga një kohë në tjetrën, duke mbetur përherë aktualë.

 

Advertisement

Nderkaq, ishte bashkeshortja e tij, aktorja e madhe Roza Anagnosit, e cila lexoi mesazhin e kineastit.

 

Diku dikur kam shkruar, në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi sepse nis të shoh brenda vetes se sa jashtë saj.  Juridikisht jam i pavdekshëm sepse ADN. ime udhëton në përjetësi përmes brezave në vijim. I them këto rreshta që të bisedoj me fëmijët e mi, më fëmijët e tyre me breza më tej e më tej, për të kuptuar çfarë i jep jetës nxitje, energji e kuptim.  Si të jetohet ajo më mirë në kuptimin material, intelektual, moral dhe emocional. Duhet të bëjmë kujdes në ndërtimin e jetës, ta ngremë kokën hera herës nga problemet e përditshme dhe të shikojmë yllin polar për të mos humbur drejtimin e rrugëtimit.  Në këtë vend, në këtë truall ku brezat kanë derdhur energji fizike, intelektuale, morale, shpirtërore, rrezatohet një energji misterioze e shumëllojshme, që ta bënë jetën më të lehtë, më të plotë, më me kuptim, energjia e memories historike.  Përshëndes në mënyrë të veçantë që na dha një surprizë në këtë gëzim, në 85-vjetorin e Dhimitrit, se për mua ngel 40 vjeç gjithmonë. Zotin President të Republikës e falënderoj pa masë dhe të gjithë iniciatorët.

 

Advertisement

Dhimiter anagnosti ka lënë gjurmë të thella në kinematografinë shqioptare, duke realizuar dhjetera filma që mbeten ndër më të vlerësuarit në dekada.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy