Eglanta Isufi, është e reja që braktisi foshnjën e saj paraditen e kësaj të mërkure në një bodrum në zonën e Yzberishtit.
Policia në një njoftim për media, bëri me dije se e reja, pasi është shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje e më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:
AdvertisementShërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje.
Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.