Del formacioni anti-Angli/ Ja kuqezinjtë që do tentojnë mrekullinë në Wembley

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Del formacioni anti-Angli/ Ja kuqezinjtë që do tentojnë mrekullinë në Wembley

Publikohet formacioni me te cilin Shqiperia do te luaje sonte ne 20 e 45 në Wembley kunder Anglise.

Ne porte do te jete Berisha ndersa ne mbrojtjen me tre do te jene Ismajli, Kumbulla dhe Veseli!

Nga krahet të spostuar më para janë Hysaj nga e djathta dhe Trashi nga e majta.

Ne qender te mesfushes jane Bare dhe Gjasula ndersa Bajrami i spostuar pak më para në mbeshtetje te sulmuesve Uzuni dhe Cikalleshi.

Advertisement

Kuqezinjte do te kene mbeshtetjen e shume tifozeve shqiptare ne Wembley, shumica shqiptare qe jetojne ne Angli por edhe tifogrupi tifozet kuqezi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy