Del foto e 19-vjeçarit që u vra në Shkodër/ ‘Lidhja’ me atentatin e kryer një vit më parë ndaj Taulant Pepaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Del foto e 19-vjeçarit që u vra në Shkodër/ ‘Lidhja’ me atentatin e kryer një vit më parë ndaj Taulant Pepaj

Djali në fotot është 19-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e të dielës në Shkodër.

 

I riu u ekzekutua brenda ambjenteve të një lokali teksa konsumonte kafe.

 

Advertisement

Burime bëjnë me dije se viktima Erjon Xhenja, ishte i afërmi i Sehar Xhenjes, i cili është shpallur në kërkim nga policia për tentativë vrasjeje ndaj Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021.

 

Sehar Xhenje, 25 vjeç ka qëlluar me armë zjarri së bashku me Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç, dhe Shkëlzen Xhenje, 29-vjeç, ndaj Taulant Pepaj. Objektivi i tyre arriti t’u shpëtojë plumbave ndërsa ata u shpallën në kërkim nga policia më 21 shkurt 2021. Të rinjtë qëlluan mbrëmjen e muajt shkurt të vitit që lamë pas rreth orës 11:50 në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në drejtim të automjetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy