
Ky që shihni në foton më sipër është Vladimir (Valmir) Kola, i cili është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.
Pas rreth një muaj nga ngjarja, policia ka arritur ta identifikojë autorin, ndërsa e ka shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Advertisement
Bashkë, me autorin në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas kosovar, të cilët dyshohet se kanë përkrahur Kolën dhe kanë qenë në dijeni të krimit por nuk e kanë denoncuar.
Gjykata e Tiranës, për të tre personat ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.
Advertisement